Gara e famshme me dema e Pamplonas në Spanjë është anuluar për shkak të koronavirusit. Bëhet fjalë për një tjetër ngjarje të rëndësishme europiane, e cila anulohet për shkak të pademisë globale.
Ka qenë bashkia e Pamplonas që ka bërë njoftimin, që festivali 9-ditor i San Ferminit, që mbahet në korrik, nuk do të zhvillohet, duke shtuar në një njoftim që, ‘ndoshta ishte vendimi që të gjithë e prisnim duke parë situatën, por sjell gjithesesi shumë trishtim’. Kryebashkiaku i Pamplona Enrique Maya, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në Gjermani është anuluar gjithashtu edhe edicioni 2020 i Oktoberfest, festa e madhe e birrës, që zhvillohet në Mynih, në shtator.