“Pushuesit europianë duhet të jenë optimistë se mund të bëjnë disa ditë pushime verore pavarësisht pandemisë së koronavirusit”.
Kështu deklaroi për mediat portugeze, presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen.
Edhe pse një javë më parë ajo iu tha miliona qytetarëve të botës që shpresonin për pushime në Europë të mos bënin asnjë plan për këtë verë, Von Der Leyen tashmë vjen me një lajm të ri se ditët e çlodhjes mund të bëhen realitet, por duhen gjetur disa zgjidhje të mençura, raporton A2.
“Do mundohemi të gjejmë zgjidhje të mençura për këto pushime. Ndoshta do të jenë pak ndryshe, me më shumë masa higjiene apo distancimi social, por unë jam optimiste se do të gjejmë alternative”, u shpreh shefja e KE.
Von der Leyen shtoi se është një lajm i mirë që shumë vende kanë nisur lehtësimin e masave, por kjo gjë duhet të bëhet gradualisht për të mos lejuar një rikthim të përhapjes së pandemisë.