Sulmi i frikshëm në Kanada nga një person i maskuar si polic, shkon në 23 numri i të vdekurve

E mërkurë, 22 Prill 2020 15:39

umri i viktimave nga të shtënat masive në Kanada, që kanë ndodhur fundjavën e kaluar, është rritur nga 19 në 23, tha policia. Viktimat përfshijnë edhe një 17-vjeçar, ndonëse zyrtarët kanë besuar më herët se të gjithë të vrarët janë të rritur.

Sulmi ka ndodhur në provincën Nova Skocia dhe ka zgjatur rreth 12 orë. Sipas autoriteteve, sulmuesi i dyshuar, i maskuar si polic, ka qëlluar njerëz në lokacione të ndryshme dhe më pas është vrarë nga policia, raporton Rel.

Policia ka paralajmëruar qysh më herët se numri viktimave mund të rritet, pasi ajo ka qenë duke hetuar 16 skena të ndryshme të krimit. Autoritetet nuk e kanë përcaktuar ende motivin e krimit, por kanë thënë se sulmuesi i ka njohur disa nga viktimat.

Sulmi është cilësuar si më i rëndi në Kanada që nga viti 1989, kur një sulmues ka vrarë 15 gra në Montreal.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...