Policia e Italisë po përdor dronet për të vërejtur ata persona që nuk iu përmbahen rregullave të karantinës, në kohë pandemie të koronavirusit.
Ajo që kanë kapur dronët ka qenë një pamje e pazakontë në një plazh në Rimini, ku një burrë shihej i vetëm, e se përreth tij nuk kishte asnjë person tjetër, raportojnë mediat e huaja
Videoja e postuar edhe në mediat italiane, tregon një burrë duke marrë rreze në plazh në Rimini. Menjëherë pasi panë burrin në plazh në kohë pandemie, policia shkoi në vendngjarje.
Policët e dënuan burrin për veprimin që kishte bërë. Kryeministri italian Xhuzepe Konte ka thënë se masat e marra për shkak të Covid-19, do të zbuten pas 4 prillit.