Koronavirus/Mbi 195 mijë viktima në mbarë botën.

Saturday, 25 Prill 2020 09:49

Numri i personave qe kane humbur jeten nga koronavirusi ne mbare boten ka tejkaluar tashme shifren 195,000, ndërsa numri i përgjithshëm i te prekurve po i afrohet pragut 2.8 milione: kjo është ajo që del nga te dhenat e fuindit te publikuar nga Universitetit Johns Hopkins, te cilave u referohet kete mengjes ANSA. Coronavirus situation in Belgium
Mengejsi i te shtunes ka shenuar 195.920 vdekje ne tere boten, ose 5,059 më shumë sesa nje dite me pare, nderkohe qe 781,382 paciente jane sheruar.
Me 1.258 vdekje në 24 orët e fundit dhe 51,017 në total, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur në terma absolut nga koronavirusi por bilanci i përditshëm i hartuar nga Universiteti Johns Hopkins zbulon shifrën më të ulët të tre javëve të fundit.
Kjo rënie e njëfishtë, megjithatë – paralajmëron Hopkins – nuk tregon ndonjë prirje tani për tani dhe do të duhet të përsëritet në ditët e ardhshme në mënyrë që të konfirmojë një përmirësim të vërtetë të situatës në vend.
Një vajzë 5 muajshe vdiq në New York –
Një vajzë foshnje 5 muajshe, bijë e një zjarrfikësi vdiq nga koronavirusi në New York, duke u bërë një nga viktimat më të reja të pandemisë. Jay Natalie, që është emri i vajzës, ndërroi jetë pas një muaji trajtimi në një spital të Bronx, ku u shtrua në spital më 21 mars për shkak të temperatures shume te larte.

Login to post comments