Inxhinierët në Laboratorin e Aviacionit të Agjencisë Hapësinore (NASA) të Agjencisë Amerikane (JPL) kanë bere gati një makineri të re mbështetëse (respirator) për frymëmarrjen me presion të lartë në vetëm 37 ditë, per pacientet e infektuar me COVID-19.
Aktualisht ata po kërkojnë miratimin urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA (FDA) që pajisja të përdoret menjëherë për të intubuar pacientët në njësitë e kujdesit intensiv në SH.B.A. dhe spitalet e tjera.
Makina VITAL (Ventilator Intervention Technology Accessible Locally), e provuar me sukses në Departamentin e Anesteziologjisë në Shkollën Mjekësore Icahn në Mount Sinai, New York, përdor shumë më pak komponentë sesa respiratorët normalë dhe është mjaft fleksibël për t’u përshtatur, me nevojat e secilit spital, të përhershëm ose të përkohshëm. Ajo është krijuar për të zgjatur tre deri në katër muaj, veçanërisht për pacientët me COVID-19, shkruajne mediet e huaja.
“Ne jemi të specializuar në anije kozmike dhe jo në pajisjet mjekësore, por inxhinieria e shkëlqyer dhe testimi i plotë janë disa nga specialitetet tona. Kur njerëzit në JPL kuptuan se ata kishin nevojë për të mbështetur mjekësinë dhe komunitetin e gjerë, ata menduan se ishte detyra e tyre të ndajnë frymëzimin, përvojën dhe gatishmërinë e për t’i ardhur në ndihmë komunitetit”, tha drejtori i JPL, Michael Watkins.
NASA planifikon t’u japë kompanive private falas lejen për të ndërtuar respiratorin e saj të ri. Kompanitë e ndryshme amerikane (Ford, General Motors, Space X, Tesla) kanë rekrutuar tashmë inxhinierë që më parë janë marrë me objekte krejtësisht të ndryshme (makina, raketa, etj.) Me qëllim që të zhvillojnë sisteme mekanike mbështetëse të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore.