Belgjika planifikon lehtësimin e masave të izolimit nga 4 maji

Saturday, 25 Prill 2020 10:23

Belgjika ka planifikuar t’i lehtësojë në mënyrë graduale masat kufizuese nga 4 maji. Procesi i largimit të masave do të përbëhet nga disa faza në një periudhë njëmujore.

Tani për tani, në Belgjikë mund të punojnë vetëm dyqanet ushqimore, rinovimin e shtëpive, qendrat e kopshteve dhe farmacitë. Shumica e njerëzve kanë të drejtë të punojnë vetëm nga shtëpia.

Kryeministrja belge, Sophie Wilmes, tha gjatë një konference për gazetarë pas shtatë orëve diskutimesh të premten se vendi i saj mund ta shtyjë datën për lehtësimin e kufizimeve ose t’i shtrëngojnë masat e tanishme, varësisht nga situata shëndetësore.

“Tash është koha të shikojmë drejt së ardhmes”, tha ajo. “Por Covid-19 nuk është zhdukur, virusi është ende me ne dhe është i rrezikshëm për popullsinë. Është absolutisht jetike që masat e sigurisë të respektohen gjatë fazës dalëse”, shtoi ajo.
Shefja e qeverisë gjithashtu tha se institucionet shëndetësore duhet t’i kryejnë 25 deri në 30 mijë teste në ditë për të dalë nga izolimi. Përcjellja e kontakteve të personave të infektuar tashmë do të kryhet nga një staf prej 2,000 punonjësve.

Nga 4 maji, do të rihapen më shumë biznese, ndërsa njerëzit do të lejohen që të takohen me persona të tjerë në mjedis të jashtëm dhe ta mbajnë largësinë e duhur mes tyre, shkruan “Reuters”.

Të rriturit dhe fëmijët mbi moshën 12-vjeçare do të jenë të detyruar të vendosin maska gjatë shfrytëzimit të transportit publik. Për ta ndihmuar këtë gjendje, do të rihapen dyqanet që shesin pëlhura dhe materiale për qepje.
Më herët dhe Austria ka deklaruar se do të lejojë hapjen e bareve, restoranteve dhe kishave më 15 maj, nëse numri i të infektuarve me koronavirus nuk rritet sërish. Po kështu Çekia vendosi të përshpejtojë heqjen e kufizimeve me etapa dhe që do të përfundojnë më 25 maj e jo më 8 qershor siç ishte planifikuar fillimisht.
Më 20 prill, qeveria çeke filloi lehtësimin e masave të marra në mes të marsit për shkak të pandemisë, veçanërisht në lidhje me rihapjen e tregjeve në mjedise të hapura. Edhe në Gjermani ka nisur rihapja e shkollave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...