Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19?

Saturday, 25 Prill 2020 10:30

Sensacioni në samitin e BE ishte deklarimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. BE do të ngarkojë me borxhe jo vetëm shtetet e pasura, por edhe shtetet më të varfra për të ndihmuar nevojtarët, shkruan Auron Dodi, per DW.euro

Për paketën e parë për ndihmë të menjëhershme, 540 miliardë euro, në dispozicion që në qershor, qe rënë dakord para disa ditësh. Dje (23.04.) ajo u aprovua edhe formalisht në samitin virtual të kryetarëve të shteteve dhe të qeverive të BE. Debati kryesor në BE tani është për programin konjukturor, për paketën e dytë, të rindërtimit.

Prej saj do të përfitonin kryesisht shtetet e goditura më rëndë nga Covid-19 dhe që nuk kanë burime vetjake të mjaftueshme, si p.sh. shtetet e jugut: Italia, Spanja (ndoshta edhe Franca).

Ende nuk është përcaktuar vëllimi përfundimtar i kësaj pakete. Por mosmarrëveshje të thella ka për faktin nëse paketa do të japë kredi apo edhe grante, pra para që marrësit nuk do t’i kthejnë më.

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19, shkruan Auron Dodi
Për vëllimin e ndihmës (e cila do të lidhet me madhësinë e buxhetit të ri të BE) Komisioni Evropian ka përfytyrimet e tij. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha dje se “nuk flasim për miliarda, por më tepër për një bilion” euro.

Me kërkesën e shteteve anëtare, Komisioni Evropian do të analizojë tani cilët sektorë ekonomikë janë goditur më fort nga kriza e Coronas dhe do të paraqesë një propozim: në datën 6 maj, ose më e vonta në javën e dytë apo të tretë të majit.

Sensacioni në samitin e djeshëm virtual të BE ishte gjithsesi pranimi i mundësisë së dhënies së granteve nga BE. Ursula von der Leyen foli dje për herë të parë se shtetet në nevojë do të marrin edhe grante. “Duhet gjetur një balancë midis granteve dhe kredive”, tha von der Leyen.

Fakti që von der Leyen e bëri një deklaratë të tillë tregon se pas perdeve shtetet më të pasura të BE kanë rënë në parim dakord për këtë ofertë.

Dhe që këmbëngulja e shteteve jugore, që edhe ato të fitojnë mundësinë t’i përgjigjen „në mënyrë simetrike” goditjes simetrike ndaj BE prej virusit Covid-19, ka shënuar një sukses. Por megjithë përparimin e bërë, kjo do të kërkojë negociata të reja në BE.

Shkaku për rezervat për grante është nga njëra anë parimor: me grantet institucionalizohet transferta e pasurisë drejt jugut të Evropës, ankohen shtetet veriore. Nga ana tjetër, mënyra e financimit të fondit të rindërtimit të BE e bën edhe më të vështirë argumentimin e subvencioneve për disa shtete.

Kufizimi i përgjegjësisë me instrumentin e ri të BE

Negociatat pas dyerve të mbyllura këto ditë kanë arritur një konsensus për mënyrën e financimit të fondit të rindërtimit: ky fond do të financohet me borxhe të reja, të cilat do t’i marrë në tregje Komisioni Evropian, në emër të BE. Paratë nga borxhet do të derdhen pastaj në buxhetin e ri, shumë më të gjerë se të mëparshmit të BE, për vitet 2021-2027. Dhe ky buxhet do t’u japë para shteteve në nevojë për investime publike.

Kjo është rruga më e shpejtë ligjore, e lejuar nga marrëveshjet në fuqi të Bashkimit Evropian. Modeli i ri i bondeve të BE bazohet në instrumentin e solidaritetit të marrëveshjeve të BE, neni 122, paragrafi i dytë. Këtë e theksoi në fillim të kësaj jave kancelarja gjermane Merkel, në një konferencë për mediat.

Me këtë instrument të ri, përgjegjësinë për paratë që do të marrin shtetet në nevojë për rindërtimin, pra për kreditë apo grantet nga BE do ta mbajnë shtetet anëtare, por në përputhje me pjesën e tyre në prodhimin ekonomik të BE. Sipas gazetës gjermane Handelsblatt, për Gjermaninë kjo pjesë është 26,9 përqind, për Francën 20,2 përqind.

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19, shkruan Auron Dodi
Është një formë Eurobondesh, por nuk quhet zyrtarisht e tillë, pasi përkufizimi i termit Eurobond solli shumë debate. Në këtë kuadër Gjermanisë do t’i duhet t’i rrisë “përkohësisht” kontributet në buxhetin e BE, tha dje (23.04.) kancelarja Angela Merkel para Bundestagut Gjerman.

Me instrumentin e ri, dallimi nga Corona-bondet ose Eurobondet e zakonshme qëndron në faktin se me këtë formë të re, çdo shtet nuk do të përgjigjet për gjithë shumën e borxhit të marrë te kapitali i krijuar me borxhet. Kurse me Eurobonde të zakonshme, kur një shtet nuk do ta paguante dot borxhin (siç druhen shtetet veriore për shtetet jugore), boshllëkun duhet ta kompensonin gjithë të tjerët.

Italia më e kënaqur se më parë

Italia u detyrua të heqë dorë nga kërkesa për Corona-bonde, pasi mbeti e vetme. Megjithë favorizimin për Eurobonde të zakonshme (që do të kërkonin megjithatë ndryshimin e marrëveshjeve të BE) edhe Spanja e Franca thanë se e mbështesin modelin e ri të huave.

Që në samitin e së enjtes (23.04.) u shqiptua mundësia e dhënies së granteve duhet të ketë kënaqur kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte. Për më tepër kur Italia, Spanja e disa shtete të tjera kanë edhe një arsye tjetër për të qenë të kënaqura. Banka Qendrore Evropiane deklaroi të mërkurën se do t’u blejë shteteve anëtare bonde, letra me vlerë me rrezik të lartë.

Kjo bëhet që besueshmëria e këtyre shtete të mos degradohet në treg nga agjencitë e vlerësimit të riskut, për shkak të krizës së Covid-19. Ky është hapi i parë i këtij lloji nga Banka Qendrore Evropiane, të cilin disa vëzhgues e shikojnë si shkelje të parimeve të deritashme të BE.

Si do të financohet rindërtimi i Evropës nga Covid-19, shkruan Auron Dodi
Por diskutimi për raportin grante-kredi në fondin e rindërtimit, si dhe për faktin e dhënies së granteve mbetet i hapur.

Franca, Italia dhe Spanja favorizojnë grantet

Italia dhe Franca janë qartësisht që huatë që do të marrin shtetet nevojtare nga ky fond i BE të jenë grante, pra paratë të mos kthehen. Këtë e kërkoi prerazi këtë javë ministri i Financave të Francës, Bruno Le Maire.

Ç’kuptim ka që të thellohet edhe më tej borxhi kombëtar i shteteve në nevojë me kredi të reja, kur shtetet e jugut janë të zhytyra edhe tani në borxhe, pyesin në Paris. Në një intervistë dhënë gazetës Financial Times para disa ditësh (16.04.), Presidenti i Francës Emmanuel Macron tërhoqi vëmendjen se disa shtete anëtare nuk i ndihmojnë dot me garanci të gjera (si shtetet veriore) ndërmarrjet vendase, pasi nuk kanë rezerva të mjaftueshme kapitali. Edhe pa Covid-19, borxhi i Italisë është rreth 130 përqind e prodhimit ekonomik (madje edhe borxhi i Francës pritet të arrijë 115 përqind të prodhimit ekonomik).

Nga ana tjetër: është e vështirë që disa shteteve më të varfra se Italia të BE, si p.sh. Rumanisë apo Bullgarisë t’u shpjegosh që duhet të marrin përmes BE borxhe (të cilat kanë kosto për ta) për t’ia falur paratë pastaj me grante Italisë, Spanjës e ndoshta edhe Francës.

Ndaj kryeministri i Holandës, Mark Rutte tha në Bruksel se po qe fjala për grante, pra për dhurata, paratë duhet të sigurohen nga programe të tjera evropiane. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...