Ish-kancelari kërkon hapjen e Britanisë/Nuk mund të presim vaksinën.

Saturday, 25 Prill 2020 14:59

Ish-kancelari britanik, Philip Hammond i ka bërë thirrje Qeverisë së Britanisë që të letësojë masat izoluese, pasi ekonomia nuk mund te jetoje dot aq gjate deri sa te dale vaksina, raporton sot BBC. kancelari

“E vërteta është se ne duhet të nisim të rihapim ekonominë. Por, këtë duhet ta bëjmë në kohën kur jetojmë me COVID-19”, tha ai për BBC, duke shtuar se “Ne nuk mund të presim derisa të zhvillohet vaksina, të prodhohet në sasi të mjaftueshme dhe të shpërndahet për gjithë popullatën. Ekonomia nuk do të mbijetojë për aq gjatë”.

Hammond ka shtuar se masat për të mbrojtur popullatën nga sëmundja COVID-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri, duhet të jenë në fuqi kurdo që të rihapet ekonomia.

Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, në Britani mbi 144 mijë persona janë infektuar me koronavirus dhe mbi 19 mijë persona kanë humbur jetën.

Modifikuar më Saturday, 25 Prill 2020 15:09
Login to post comments