Britania shënon 601 viktima nga COVID-19 përfshi një 14- vjeçar, totali i kalon 22 mijë të vdekur

E mërkurë, 29 Prill 2020 16:39

Britania ka shënuar 601 viktima të reja nga COVID-19 teksa totali ka shkuar në 22 mijë e 279.

Këto janë shifrat e përditësuara në 24 orët e fundit teksa mes tyre është dhe një 14- vjeçar i shëndetëshëm.

Saktësisht në Angli u shënuan 455 viktima, 83 në Skoci dhe 73 në Uells. Por autoritetet zyrtare po përgatiten për të bërë  një  rinumërim të viktimave për të nxjerrë numrin real pasi dyshohet se ka shumë raste vdekjesh me COVID-19 të paraportuara që kanë ndodhur në kushte shtëpie.

 

Login to post comments