Koronavirusi, Johnson i kërkoi Putinit të bashkohet për të ndihmuar “vendet më të varfra të botës”

Saturday, 09 May 2020 08:46

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ftoi presidentin rus, Vladimir Putin, që të marrë pjesë në një samit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit. Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e udhëheqësve botërorë, muajin e ardhshëm.
Në një bisedë telefonike, Johnson kërkoi nga Putini që të bashkohet “për të ndihmuar forcimin e sistemeve shëndetësore dhe trajtimin e koronavirusit në disa nga vendet më të varfra të botës”.
Konferenca, e paralajmëruar muajin e kaluar, synon të bashkojë udhëheqës botërorë, donatorë dhe prodhues të vaksinave.
Johnson dhe Putin “u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të punës së bashku dhe me vendet e tjera, për mposhtjen e sëmundjes”, tha përmes një deklarate Qeveria britanike.
Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 30,000. Rusia, të premten, ka shënuar ditën e gjashtë me radhë me mbi 10,000 të infektuar të rinj nga koronavirusi.

Login to post comments