Thirrja e KE/Të mos hapen kufijtë e BE-së deri më 15 qershor.

Saturday, 09 May 2020 09:00

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje vende rtë BE që të mos hapin kufizimet dhe ta zgjasin kufizimin e përkohshëm për udhëtimet jo të rëndësishme në BE, deri në 15 qershor.

Në një njoftim në Twitter, KE nënvizon se situata në të gjithë botën mbetet shumë e brishtë. Zgjatja e kufizimit për udhëtimet është e nevojshme për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.
Ndërsa në faqen zyrtare të KE thuhet: Komisioni fton shtetet anëtare të Shengenit dhe Shtetet e Asociuara të Shengenit të zgjasin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve jothelbësore në BE për 30 ditë të tjera, deri në 15 qershor.

Ndërsa disa shtete të asociuara të BE-së dhe Shengenit po ndërmarrin hapa paraprak në drejtim të lehtësimit të masave për luftimin e përhapjes së pandemisë, situata mbetet e brishtë si në Evropë ashtu edhe në mbarë botën.

Kjo kërkon masa të vazhdueshme në kufijtë e jashtëm për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së sëmundjes gjatë udhëtimit në BE.

Heqja e kufizimeve të udhëtimit duhet të bëhet me faza: siç nënvizohet në Udhëzimin e Përbashkët Evropian për heqjen e masave të kontrollit, kontrollet e brendshme të kufijve do të duhet të fillojnë të ngrihen gradualisht dhe në një mënyrë të koordinuar para se kufizimet në kufijtë e jashtëm të mund të qetësohen në një fazë të dytë.

Modifikuar më Saturday, 09 May 2020 09:06
Login to post comments