SHBA, mbi 1 600 të vdekur në 24 orë nga koronavirusi, shkon në 77 1758 numri i viktimave

Saturday, 09 May 2020 09:17

SHBA-ja regjistroi sot 1 635 të vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në 24 orë duke e çuar bilancin total në 77 178 të vdekur, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
SHBA-ja numëron edhe 1,28 milionë raste të diagnostikuara zyrtarisht (+29 079 në 24 orë).
Rreth 200 000 persona janë deklaruar të shëruar.
Bilancet ditore në SHBA nuk po kalojnë nën pragun e 1 000 të vdekurve që prej 1 prillit. Pasi regjitroi më shumë se 3 100 të vdekur në 24 orë në mes të muajit prill, vendi ka mbetur i bllokuar në një shifër që nuk po shënon ulje.
Pavarësisht kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi një rihapje të shpejtë të ekonomisë amerikane, shkatërruar nga vendosja e masave masive kufizuese dhe të distancimit social.

Login to post comments