COVID-19/Flet ‘pacienti zero’ në Francë: Në dhjetor kisha kollë të thatë dhe nxirrja gjak

Saturday, 16 May 2020 10:22

FRANCE
Pak ditë më parë një doktor në Francë hodhi idenë se një pacient i diagnostikuar me pneumoni prej tij në dhjetor me shumë mundësi ka qenë i infektuar me koronavirusin e ri.

Por zyrtarisht Franca raportoi 3 rastet e para më 24 janar, rreth 1 muaj më pas nga sa raporton doktori. Një 43-vjeçar francez dyshohet se është pacienti “zero” i prekur nga Covid-19 në Francë, që në dhjetor të 2019.

Franca shpalli zyrtarisht rastin e parë me 24 Janar, por Amirouche Hammar pas analizave të kryera rezultoi se kishte qenë i prekur nga koronavirusi shumë më herët, që prej 27 dhjetorit.

Në një intervistë të fundit pët ‘Quarto Grado’ tregon per simptomat e tij të koronavirusit që më 20 dhjetor të vitit 2019

‘Gjithçka filloi më 20 dhjetor, kisha një kollë të thatë, temperaturë dhe dhimbje në gjoks. Më pas shkova në spital në mëngjes dhe në mbrëmje kisha kollë të thatë sërish dhe nxirrja gjak.

Kam qenë në reaminacion për tre net. 20 ditë më parë mësova se ajo që unë kisha pasur ishte koronavirusi. Në atë periudhë kur isha infektuar unë nuk flitej për koronavisurin në Francë vetëm në Wuhan në Kinë”- tha Anurouche.

Më pas ai tregoi se si mund të ishte infektuar me COVID-19. ‘Unë nuk kam bërë asnjë udhëtim në Kinë apo në Azi. Por bashkëshortja ime para meje kishte pasur temperaturë dhe kollë por ajo nuk shkoi asnjëherë në spital. Ajo punon në një supermarket ku ka punonjës aziatik”- përfundoi 43-vjeçari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...