SHBA
Donald Trump ka premtuar që SHBA-të do të rihapen me apo pa një vaksinë për koronavirusin edhe pse është i bimdur që deri në fund të vitit do të gjendet.
Trump e krahasoi projektin e vaksinave, të quajtur “Operation warp Speed”, me garën kundër kohës gjatë Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armët e para bërthamore në botë. Por ai e bëri të qartë se me apo pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetën e tyre normale.
Duke folur ne një konferencë për shtypin në ‘Rose Garden’ në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se projekti i vaksinës do të fillojë me studime të 14 kandidatëve premtues.
“Një përpjekje e madhe shkencore, industriale dhe logjistike, ndryshe nga cdo gjë deri më sot do të jetë projekti Manhatan”- tha Tramp duke siguruar se vaksina do të gjendet.
Trump ka emëruar një gjeneral të ushtrisë dhe një ish-ekzekutiv të shëndetësisë për të udhëhequr operacionin, një partneritet midis qeverisë dhe sektorit privat për të gjetur dhe shpërndarë vaksinën
Moncef Slaoui, i cili më parë drejtonte ndarjen e vaksinave në gjigantin farmaceutik GlaxoSmithKline, do të drejtojë misionin, ndërsa gjeneral Gustave Perna, kreu i logjistikës së ushtrisë amerikane, do të jetë shefi ekzekutiv.