Spanja regjistron 102 të vdekur nga koronavurisi, më e ulëta që prej mesit të marsit

Saturday, 16 May 2020 13:26

SPANJE
Vijojnë të ulen shifrat e të vdekurve nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit në Spanjë kanë ndërruar jetë 102 persona duke e cuar në a 27.563 numrin total deri në sot.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë kjo është shifra më e ulët që prej mesit të muajit mars. Ndërsa të infektuarit e rinj janë 539 persona duke shkuar në total, 230.698. Të shëruarit nga koronavirusi deri më sot janë mbi 146.000.

Prej së hënës më 11 maj Më shumë se gjysma e 47 milionë banorëve të Spanjës hynë të hënën në fazën e dytë të planit të qeverisë për lehtësimin e bllokadës.

Në kuadër të saj, mjediset e jashtme të bareve dhe kafeneve mund të hapen në 50 për qind të kapacitetit, ndërsa brenda apo jashtë shtëpive mund të mblidhen deri në 10 persona së bashku.
Qeveria spanjolle vendosi ka vendosur që të gjithë personat që kthehen nga jashtë vendit do të karantinohen pët 14 ditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...