Protestuesit djegin edhe selinë e CNN

Saturday, 30 May 2020 10:11

 

Protestuesit u përleshën sërish me policinë në disa shtete amerikane, për të katërtën ditë radhazi, lidhur me vrasjen e një afro-amerikani të paarmatosur gjatë një arrestimi nga policia në Minneapolis. Qindra persona manifestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, duke kërkuar drejtësi për George Floyd. Shumë prej tyre mbanin në duar fotografi të të ndjerit, ndërsa brohorisnin fjalët e tij të fundit: “Nuk marr dot frymë”.

Nuk kanë munguar protestat edhe në vende si Minesota, Kaliforni dhe Nju Jork. Manifestuesit u përballën me ndërhyrjen e ashpër të policisë, teksa në disa zona dogjën godina dhe automjete.
Në Atlanta, ndërtesa të shumta u vandalizuan, përfshirë selinë e gjigandit mediatik, CNN.

Ngjarja ka ndezur zemërimin kundër policisë amerikane për vrasjet e njerëzve me ngjyrë. Një ish-polic i Mineapolis është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur akuza e vrasjes lidhur me vdekjen e Floyd në komisariat.

Derek Chauvin është xhiruar teksa vendosi gjurin e tij te fyti i 46-vjeçarit me ngjyrë të hënën. Që prej publikimit të pamjeve, Chauvin dhe 3 policë të tjerë janë shkarkuar. Ata do të dalin para gjykatës së Mineapolis të hënën. Presidenti, Donald Trump, e ka përshkruar ngjarjen si të tmerrshme dhe njoftoi se ka biseduar me familjen e Floyd për t’i shprehur ngushëllimet e tij.

Modifikuar më Saturday, 30 May 2020 10:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...