Presidenti amerikan, Donald Trump ka vendosur ushtrinë në gatishmëri. Ajo mund të dalë në rrugët e SHBA për herë të parë që prej vitit 1992, kur shpërthyen trazirat e famshme në Los Angeles.
Vendimi i tij vjen pasi revoltat në rrugë vazhduan në ditën e katërt. Epiqendra e tyre është Minneapolis, për tashmë protestat kanë përfshirë edhe qytetet e mëdha.
Një protestues 19-vjeçar u vra mbrëmjen e shkuar në Detroit. Policia tha se e vrau atë pas krismave mbi turmë.
Trazirat nisën pas arrestimit të një personi me ngjyrë. George Floyd humbi jetën pasi një polic i vendosi këmbën në qafë për disa minuta. “Nuk mund të marr frymë,” tha Floyd, para se të ndërronte jetë.