BE kërkon më shumë llogari nga gjigantët e internetit për lajmet e rreme

E Enjte, 11 June 2020 08:13

Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian u bënë thirrje platformave sociale, si Facebook, Twitter e Google, që “t’i rrisin përpjekjet” për të trajtuar dezinformatat në lidhje me koronavirusin.

Nënpresidentja e Komisionit Evropian, Vera Jourova, kërkoi nga gjigantët e internetit që të ofrojnë raporte mujore për mënyrën se si po i frenojnë lajmet e rreme dhe përpjekjet e grupeve të huaja për të dobësuar masat e shëndetit në Evropë.

“Dezinformimi nuk dëmton vetëm shëndetin e demokracive tona, por dëmton edhe shëndetin e qytetarëve tanë”, tha ajo në një konferencë për media në Bruksel.

Komisioni këmbëngul se “aktorët e huaj dhe disa vende të treta, veçanërisht Rusia dhe Kina, janë angazhuar në operacione dhe fushata dezinformuese në BE”, tha Jourova, por pa dhënë më shumë detaje.

Bashkimi Evropian, disa herë, ka paralajmëruar për përpjekjet e aktorëve të huaj, sidomos Rusisë dhe Kinës, për të ndikuar qytetarët përmes fushatave të dezinformimit.

Jourova i vlerësoi gjigantët digjitalë amerikanë që kanë rënë dakord për një kontroll shtesë, që synon të ndalojë përhapjen e dezinformatave të lidhura me koronavirusin, por tha se ky është vetëm hapi i parë dhe se “ka hapësirë për përmirësim”.

“Ata duhet të ofrojnë më shumë prova se masat që kanë marrë janë duke funksionuar”, tha Jourova./REL

Modifikuar më E Enjte, 11 June 2020 08:15
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...