Samitet dhe takimet politike zakonisht janë të pakta, - por tani thjesht fakti që liderët po takohen personalisht, është një histori në vetvete.
Drejtuesit e katër vendeve evropiane do të takohen të enjten në Pallatin Lednice të Çekisë për të zhvilluar takimin e parë ballë për ballë të liderëve evropianë që kur koronavirusi goditi kontinentin.
Drejtuesit e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë kanë planifikuar të diskutojnë për fondin e Bashkimit Evropian 750 miliardë euro për rimëkëmbjen pas virusit.
Zëdhënësja e qeverisë çeke Jana Adamcova tha që politikanët do të duhet të zbatojnë udhëzimet shëndetësore. "Ata do të duhet të mbajnë maska dhe të respektojnë masat e zakonshme, ashtu si të gjithë të tjerët," tha ajo.”