Brazili raportoi 1 109 viktima të reja nga koronavirusi gjatë24 orëve të fundit.
Numri i përgjithshëm i viktimave në Brazil arriti në 57 070, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Brazil u regjistruan rreth 38 693 raste të reja, duke e çuar totalin e rasteve të konfirmuara në 1 313 667.
Sao Paolo është rajoni më i goditur në vend, me 265 581 raste dhe 14 263 viktima.
Në Rio de Zhaneiro janë regjistruar 9 789 viktima dhe 108 803 raste me koronavirus, duke e bërë qytetin e dytë më të goditur në vend.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





