Ndihma financiare për rimëkëmbjen pas koronavirusit, Merkel dhe Macron flasin për fondin e shpëtimit

Tuesday, 30 June 2020 08:09

Presidenti francez po viziton Berlinin përpara negociatave kryesore për një fond të rimëkëmbjes pas virusit Corona. Drejtuesit e BE kanë akoma mosmarrëveshje se si duhet të paguhet ndihma financiare, shkruan Deutsche Welle.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pret sot (29.06.) Presidentin francez Emmanuel Macron për të diskutuar presidencën e ardhshme gjermane në BE, kjo në një kohë kur shtetet anëtare vazhdojnë të mos jenë dakord për një politikë përfundimtare ndaj pasojave të virusit. Të dy takohen në shtëpinë e pritjes së qeverisë gjermane në Meseberg, në veri të kryeqytetit gjerman.

Plani i rimëkëmbjes së BE
Një plan shpëtimi prej 750 miliardë eurosh (840 miliardë dollarë) është parashikuar të japë grante, të ofruara nga Komisioni Evropian, pa detyrim për t’i shlyer. Kundërshtarë të asaj ideje janë të ashtuquajturit “Katër kursimtarët”, Austri, Danimarkë, Holandë dhe Suedi, të cilët janë kundër çdo bashkimi të borxheve të shteteve anëtare.

 

Presidenti francez javën e kaluar vizitoi kryeministrin holandez Mark Rutte në Hagë dhe u raportua se kishte bërë përparime. Një burim nga Pallati Elysee javën e kaluar tha se Franca mbetet optimiste se një marrëveshje mund të arrihet, por pranoi “ende nuk e kemi arritur këtë”.

 

Temat e tjera
Ndryshimet klimatike, tregtia dhe migracioni janë gjithashtu në temat për diskutim. Merkeli dhe Macroni gjithashtu pritet të flasin për marrëdhëniet me Kinën, SHBA dhe Turqinë.

Presidenca e Gjermanisë në BE
Takimi vjen vetëm pak ditë përpara se Gjermania të marrë përsipër presidencën e radhës të BE. Në një intervistë të botuar të shtunën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se ishte “shumë fat që është Gjermania, që po e merr presidencën në këtë kohë të një krize të madhe”. Von der Leyen tha se përvoja e Merkelit, e cila është kancelare që nga viti 2005, është “jashtëzakonisht e dobishme”./DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...