Fauci:Situata e COVID-19 aspak e mirë.Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze

Tuesday, 07 July 2020 08:31

Situata aktuale pandemike e COVID-19 në SHBA është me të vërtetë aspak e mirë, tha sot Anthony Fauci, zyrtari më i lartë amerikan për Sëmundjet Infektive, ndërsa gjithnjë e më shumë shtete vazhdojnë të thyejnë rekordet e tyre për rastet e reja ditore të koronavirusit të ri.

“Është një situatë serioze së cilës duhet t’i adresohemi menjëherë”, tha ai në një bisedë me kreun e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Francis Collins.

“Të rinjtë nuk duhet të mendojnë se janë të paprekshëm ndaj pasojave serioze. Ata mund të sëmuren rëndë”, shtoi Fauci, duke theksuar se gjendja aktuale nuk është aspak e mirë.

Ditët e fundit, rreth 14 shtete amerikane raportuan rekorde të reja dhe 250 000 njerëz janë testuar pozitivë deri më tani, vetëm në ditët e para të korrikut, sipas një raporti nga “The New York Times”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...