Pompeo paralajmëron mbylljen e të gjitha aplikacioneve kineze të rrjeteve sociale, përfshirë Tik-tok-un

Tuesday, 07 July 2020 11:14

Shtetet e Bashkuara janë duke parë të mundshme të ndalojnë aplikacionet kineze në mediat sociale, përfshirë edhe Tik- tokun.

Këtë fakt e ka bërë me dije Sekretari i Shtetit Mike Pompeo. Pompeo gjatë një interviste për medat amerikane tha se “mbyllja e mundshme e aplikacioneve kineze në mediat sociale po merret shumë seriozisht”, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.

Kur u pyet nëse duhej ndaluar Tik-Tok, Pompeo tha “do të shikojmë të heqim vecanërisht këtë aplikacion”. Diplomati i lartë i Uashingtonit u shpreh se njerëzit duhet të “shkarkojnë aplikacionin, vetëm nëse duan që informacioni i tyre privat të jetë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.

Pas deklaratave të Pompeos, ka reaguar edhe një zëdhënës i Tik Tok. “Tik Tok udhëhiqet nga një Drejtor i Përgjithshëm Amerikan, ka me qindra të punësuar dhe udhëheqës kryesorë për sigurinë dhe politikën publike këtu në SH.B.A. Ne kurrë nuk kemi vënë në dispozicion të ndonjë autoriteti të huaj, aq më pak Partisë Komuniste të Kinës, informacione personale të ndonjë individi”, tha zëdhënësi.

 

Komentet e Mike Pompeos vijnë në një kohë tensionimi të raporteve mes SHBA-ve dhe Kinës për tregtinë, sigurinë kombëtare dhe teknologjinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...