Rekordi i rasteve/Eksperti amerikan me paralajmërim të fortë për rrezikun e madh.

E Enjte, 09 July 2020 08:24

Ndërsa Shtetet e Bashkuara kapërcyen rekordin e zymtë të 3 milione rasteve me koronavirus, eksperti kryesor i vendit për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, paralajmëroi njerëzit të mos bien në “vetëkënaqësi të rreme” për rënien e numrit të vdekjeve.fauci

Dr Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, i bëri komentet gjatë një seance pyetje-përgjigjesh me Senatorin Doug Jones në Facebook.
“Është gabim nëse ngushëllojmë veten me shkallën më të ulët të vdekjeve,” tha Dr Fauci. “Ka kaq shumë gjëra të tjera tepër të rrezikshme dhe të këqija që mund të shkaktojë ky virus; nuk duhet të biem në vetëkënaqësi të rreme,” tha ai.

SHBA kanë regjistruar deri tani 131,457 vdekje nga COVID-19, sipas Universitetit Johns Hopkins. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump shkruante mbrëmë vonë në Twitter se “shkalla e vdekjeve nga koronavirusi ka rënë dhjetëfish!”

Por Dr Fauci paralajmëroi në fillim të kësaj jave se Shtetet e Bashkuara janë “ende të zhytura thellë në valën e parë” të pandemisë.

Paralajmërimi i tij erdhi në të njëjtën ditë që administrata Trump njoftoi zyrtarisht Kombet e Bashkuara se po tërhiqen nga Organizata Botërore e Shëndetit, megjithë shtimin e rasteve me COVID-19 në vend.

Presidenti Trump e ka akuzuar OBSH-në për një prirje pro-Kinës në trajtimin nga Pekini të koronavirusit dhe ka kërkuar që agjencia të reformohet. Ai i pezulloi fondet e SHBA për OBSH-në në muajin prill ndërsa një muaj më vonë njoftoi synimin e tij për t’u tërhequr.

Sipas rregullave të organizatës, duhet të kalojë një vit i plotë para se tërheqja të hyjë në fuqi. Ish nënpresidenti Joe Biden, i cili pritet të fitojë emërimin e demokratëve si kandidat për president, ka thënë se do t’i ribashkohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse zgjidhet.

OBSH-ja pohoi të martën se transmetimi me anë të ajrit luan rol në përhapjen e koronavirusit dhe ka në plan të nxjerrë rekomandime të reja se si të shmanget infeksioni.

Një grup prej 239 shkencëtarësh nga 32 vende publikuan të hënën një letër të hapur ku i bënin thirrje agjencisë të rishikojë udhëzimet e saj për mënyrën se si kjo sëmundje përhapet midis njerëzve.

Shkencëtarët thonë se koronavirusi përhapet nëpërmjet ajrit, që do të thotë se grimcat e virusit mund të rrinë pezull në ajër në mjediset e brendshme dhe të infektojnë njerëzit kur thithen prej tyre.

OBSH-ja ka thënë se virusi përhapet përmes piklave të më të mëdha që dalin nga kollitjet dhe tështitjet e një personi të infektuar, por që bien shpejt nga ajri për shkak të madhësisë së tyre. /VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...