Protestat në Serbi janë më të gjëra se frika e izolimit

E Enjte, 09 July 2020 13:13

Nga Guy De Launey, BBC

Propozimi për një shtetrrethim gjatë fundjavës mund të ishte katalizatori për protestat e kësaj jave në Beograd. Por frika e ri-hyrjes në izolim nuk e shpjegon egërsinë e skenave në kryeqytetin e Serbisë gjatë dy netëve të fundit

Mes protestuesve ekziston një ndjesi e mungesës së të drejtave politike. Partitë kryesore të opozitës bojkotuan zgjedhjet parlamentare të muajit të shkuar, duke i dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Partisë së tij Progresive (SNS) një shumicë masive në Asamblenë Kombëtare. Tubimet jashtë asaj ndërtese janë një mënyrë për të treguar se Vuçiç nuk është aspak i admiruar në mënyrë universale.

Kundërshtarët dhe organizatat e shoqërisë civile argumentojnë se SNS dominon në media dhe institucionet kombëtare në atë masë saqë zërat e tjerë rrallë dëgjohen. Gjatë protestave të së martës në mbrëmje, televizioni shtetëror RTS po transmetonte një film të Jackie Chan, ndërsa aksioni i vërtetë po zhvillohej praktikisht përpara derës së tyre të përparme.

Grupet ultra-nacionaliste janë përqendruar në protesta për të promovuar axhendat e tyre. Dhe qeveria e opozita kanë akuzuar njëra-tjetrën për infiltrimin e agjentëve provokues për të nxitur dhunë.

Vuçiç është tërhequr nga thirrjet e tij për izolim- dhe qeveria pritet ta konfirmojë këtë qëndrim më vonë gjatë ditës së sotme. Por mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar protestat e mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...