Koronavirusi infekton mbi 3 milionë amerikanë/Donald Trump kritikon Faucin: SHBA është e fortë dhe në gjendje të stabilizuar

E Enjte, 09 July 2020 16:35

Edhe pse numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Amerikë ka shkuar mbi 3 milionë persona, presidenti i vendit Donald Trump tha se SHBA është shumë në gjendje të mirë.

Trump ka kritikuar edhe ekspertin e sëmundjeve infektive në Amerikë, Doktor Anthony Fauci, duke thënë se “paralajmërimet e tij nuk janë të mira, pasi SHBA është në gjendje stabile”. Trump madje tha se për situatën e koronavirusit “nuk dëgjoj as ekspertët e mi”, raporton Guardian.
Trump kritikoi Faucin, pasi ky i fundit tha se SHBA “po vuan nga infektimi masiv, pasi vetëm në një ditë shënoi 60 mijë të infektuar me Covid-19”. Më shumë se 130 000 amerikanë kanë vdekur tani nga Covid-19, numri më i lartë i viktimave për shkak të virusit në botë.

“Unë nuk jam dakord me Doktor Fuacin. E dini, ai tha dikur “mos vini maska”, kurse tani thotë “ i vendosni ato”. Donald Trump shtoi se Fauci tha edhe se “mos e mbyllni kufirin e SHBA ndaj Kinës”, ndërsa theksoi se e mori vendimin për të mbyllur Amerikën me shtetin kinez.
Ndërsa, Trump ka “përplasje” edhe me politikanë të tjerë, përfshirë nënpresidentin Mike Pence. Donald Trump ka refuzuar të vendosë maskë në publik, edhe pse i është thënë ta bëjë dicka të tillë, nga ekspertët.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...