Presidenti Donald Trump, i cili rifilloi seancat e përditshme të informimit për pandeminë e koronavirusit, tha se me numrat e rasteve që po rriten në të gjithë vendin, “Me të gjitha gjasat, fatkeqësisht (situata) do të përkeqësohet para se të përmirësohet”.trump
Gjatë informimit në Shtëpinë e Bardhë foli vetëm Presidenti Trump. Asnjë nga ekspertët e mjekësisë nga grupi i tij i punës për koronavirusin nuk ishte i pranishëm të martën.
Presidenti gjithashtu bëri deklaratën e tij më të fortë deri më tani në lidhje me veshjen e mbulesave të fytyrës, si një mënyrë për të ndihmuar në kufizimin e përhapjes së koronavirusit vdekjeprurës, i cili ka infektuar rreth 3.8 milion amerikanë dhe ka vrarë më shumë se 141’000, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.
“Pavarësisht nëse ju pëlqen maska apo jo, ato kanë një ndikim”, tha Presidenti Trump, duke nxjerrë nga xhepi një maskë për fytyrën. “Jam mësuar me maskën”, tha ai,