Presidenti amerikan, Donald Trump tha se shtyu për muajin e ardhshëm konventën e Partisë Republikane në Florida duke përmendur rritjen e rasteve me koronavirus në shtetin jugor.
“Nuk është koha e duhur”, tha Trump gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë duke përmendur edhe problemet e shumta në këtë shtet.
“Unë jam këtu për të mbrojtur popullin amerikan”, theksoi ai.
Republikanët kishin transferuar konventën e tyre në Florida, pasi guvernatori i Karolinës së Veriut tha se ai nuk mund të siguronte një zhvillim normal, pasi autoritetet do të impononin distancimin shoqëror dhe rregulla të tjera.