Franca zgjat masat antiCOVID-19

E mërkurë, 12 August 2020 07:45

 

Franca do të zgjasë deri në fund të tetorit masën antiCOVID-19 të ndalimit të grumbullimeve me më shumë se 5 000 persona, që skadon më 30 gusht, tha sot kryeministri Jean Castex.
“Epidemia e COVID-19, që ka marrë më shumë se 30 000 jetë në Francë, po shkon edhe një herë në drejtimin e gabuar, me numrin e infeksioneve të reja në rritje”, paralajmëroi Castex.
“Numri ditor i rasteve pozitive me virusin është rritur nga rreth 1 000 tri javë më parë në rreth 2 000 tani”, shtoi ai gjatë një vizite në spitalin kryesor në Montpellier.
Gjithashtu, kryeministri vuri në dukje se ka shenja të reduktimit të respektimit të masave paraprake sanitare, distancimit fizik dhe vënies së maskave, e cila kohët e fundit është bërë e detyrueshme jashtë, si edhe në mjedise të mbyllura, në disa zona.
Castex njoftoi se do të udhëzojë autoritetet lokale në të gjithë vendin që të zgjasin detyrimin e vënies së maskës në vendet publike sa më shumë që të jetë e mundur.//ATSH

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...