Vaksinimi i njerëzve kundër COVID-19 mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së virusit, mirëpo masa nuk do t’i japë fund këtij problemi, tha një ekspert britanik të enjten.
“Dyshoj se vaksina nuk do të ketë efekt të madh”, tha John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksford.
Eksperti pohon se vaksina nuk ia siguron njerëzve imunitetin e plotë, mirëpo i ndihmon pacientët ta menaxhojnë më lehtë sëmundjen.
“Vaksinat nuk do ta zgjidhin plotësisht këtë problem”, u shpreh britaniku.
Sipas medieve të huaja, Bell i cili është gjithashtu këshilltar i qeverisë mbi shëndetin publik, tha se një valë e dytë ka gjasa të ndodhë më vonë këtë vit ose në fillim të vitit 2021.