Marrëdhënia BE-Britani e Madhe: Bisedimet post Brexit ngecin

Diel, 23 August 2020 14:28

Nga DW-

Negociatat e BE me Britaninë e Madhe për periudhën pas Brexitit kanë ngecur në vendnumëro. Kryendërmjetësuesi i BE, Michel Barnier flet madje për ”hapa pas”. Kërcënon Brexiti kaotik?

 

Ai është i « zhgënjyer, i shqetësuar dhe i habitur », për mungesën e progresit në bisedime, tha kryendërmjetësuesi i BE, Michel Barnier pas raundit të dytë të negociatave për marrëdhënien pas Brexit-it. Madje pjesërisht ai ka përshtypjen, se bisedimet « në vend të ecin përpara, po bëjnë pas ». Në bazë të gjendjes aktuale një marrëveshje tregtare deri në fund të vitit është « pa gjasa ».

Nuk po ecet përpara

Kryeministri britanik, Boris Johnson në qershor pas takimit me krerët e BE kishte premtuar, se bisedimet do të përshpejtohen. Por kjo nuk po vihet re, thotë Michel Barnier. Nuk ka progres në çështje themelore. Ato kanë mbetur si blloqe të palëvizshme në bisedime. Një bllok i tillë është çmimi për qasjen e britanikëve në tregun e brendshëm europian. „Ne kemi nevojë për një konkurrencë të ndershme, ekonomike, sociale dhe ekologjike. Dhe kemi nevojë për zgjidhje të drejtë në çështjen e peshkimit. Nuk ka zgjedhje të gjërava që më duhen, nuk ka qasje sipas dëshirës, nëse britanikët duan rregullime të veçanta.

Brüssel EU | Brexit-Verhandlungen (Reuters/J. Thys)

Pa u lodhur diplomati përsërit kërkesat bazë. “Nuk është as taktikë, as ideologji, pas këtyre fjalëve qëndrojnë realitete njerëzore, sociale, ekonomike dhe ekologjike.” BE dëshiron të mbrojë punonjësit e saj, mjedisin dhe firmat e saj nga dumpingu, nga konkurrenca e kushteve të pafavorshme.

Jo udhëtim i lirë për maunet

Rregullisht dalin pengesa të reja. Në ditët e fundit, doli problemi i transporteve me maune. Pala britanike dëshiron të njëjtat të drejta për transportuesit e saj, si ato që vlejnë brenda BE. Për shembull gjatë kalimit tranzit për në Turqi, sipas palës britanike maunet do duhet të lejohen të shkarkojnë mall rrugës dhe në kthim për në Britaninë e Madhe mund të ngarkojnë mall të ri. Britanikët kërkojnë njohjen e lejeve të transportit dhe një lloj liri lëvizjeje, kur janë në udhëtim.

Për këtë nuk mund të bëhet fjalë, thotë Barnier. “Katër vite pas votimit, unë jam i habitur, që britanikët, ende nuk e dinë, se shuarja e lejeve është një nga pasojat e Brexitit.” Ata duan një qasje të barabartë në transport, pa njohur rregulla të caktuara, si për shembull detyrimi për përdorimin e lexuesve elektronikë modernë  të udhëtimeve. “Ky do të ishte një deformim i konkurrencës ndaj shoferëve të BE”, thotë Barnier. Gati 1 milionë vetë në BE jetojnë nga sektori i transportit, në këtë pikë duhen respektuar standartet ekologjike dhe sociale.

Po ashtu një përgjigje të shpejtë jep diplomati francez edhe për dëshirën e britanikëve për marrëveshje të veçantë për ripranimin e refugjatëve. Propozimi i fundit i Londrës, sipas të cilit Britania e Madhe, sipas marrëveshjes së Dublinit, do të kthejë gjithë refugjatët në vendin nga kanë hyrë, refuzohet plotësisht. Parisi dhe Londra grinden aktualisht për shkak të numrit në rritje të migrantëve, që nga brigjet e Calais përpiqen me gomone të kalojnë në Britaninë e Madhe. Janë regjistruar më shumë se 4000 raste, njoftojnë mediat britanike.

Britanikët prezantuan draftin

Michel Barnier në këtë raund të shtatë të pasuksesshëm me sa duket është kaq i dëshpëruar, saqë flet për „humbje kohe”. Edhe në BE ka shqetësim për gjendjen e bisedimeve. Me këtë ritëm nuk ka për t’u arritur, që deri në fund të tetorit të arrihet një marrëveshje. Sepse duhet kohë që tekstin e komplikuar juridikisht ta përkthesh në të gjitha gjuhët anëtare dhe më pas të bëhet ratifikimi në vendet anëtare. Koha nuk pret. Pas katër muajsh e dhjetë ditësh merr fund periudha e ndërmjetme, për të dyja palët ka ndryshime të mëdha. Shtyrjen e bisedimeve Boris Johnson e ka refuzuar kategorikisht.

Brüssel EU | Brexit-Verhandlungen | Michel Barnier (Reuters/J. Thys)Negociata BE-Britani e Madhe

Së fundmi pala britanike me sa duket ka pasur ndjesinë se duhet të marrë iniciativën. Ajo propozoi një draft të marrëveshjes që nga diplomatët vlerësohet si përpjekje „e dëshpëruar”. Michel Barnier e konfirmoi ekzistencën e një dokumenti të tillë, po jep pak kontribut për zgjidhje, sipas tij.

Kryenegociatori britanik, David Frost nga ana e tij tregon me gisht nga Brukseli. „BE këmbëngul ende, që ne të njohim vazhdimësinë e rregulloreve për ndihmat shtetërore dhe politikën e peshkimit, para se të punohet në mënyrë substanciale në sektorë të tjera. Kjo e pengon pa nevojë progresin.” Për diplomatët britanikë ky është „paralelizëm”, pra për ta BE nuk lejon suksese të pjesshme, nëse nuk ecet përpara me zgjidhjen e problemeve krryesore.

David Frost dhe ekipi i tij do donin të ndiqnin një strategji, me anë të së cilës ata do të zgjidhnin një sërë problemesh anësore dhe çështje të veçanta, dhe në fund të thonë, kemi arritur zgjidhje për pjesën më të madhe të problemeve, ca pika grindjeje nuk përbëjnë më shqetësim të madh. Por këtë Brukseli nuk e pranon. BE kërkon të arrihet zgjidhja njëherë për çështjet themelore. Në fund Michel Barnier citon veten. “Ora po troket.” Më 7 shtator takohen të dyja palët në një raund të ri, me fund të paditur.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...