Protestat në Bjellorusi/Ja imazhet e fiksuara nga fotografi i arrestuar nga regjimi bjellorus

Hënë, 21 September 2020 16:11

 

Një gjykatë në Minsk, më 16 shtator, dënoi fotoreporterin e Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë Uladz Hrydzin dhe fotografin e pavarur Alyaksandr Vasyukovich me 11 ditë burg, për “pjesëmarrje në një tubim të paautorizuar”.

Hrydzin, një fotograf fitues i çmimeve, korrespodent i Radios Evropa e Lirë në Minsk dhe Vasyukovich, u gjetën fajtorë për shkeljen e ligjit të Bjellorusisë për pjesëmarrje në tubime masive.

Të dy fotografët dhe një gazetar tjetër u arrestuan në një lokal në Minsk nga një grup njerëzish të veshur më 13 shtator, ditën kur dhjetëra mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin bjellorus për të protestuar kundër rezultateve zyrtare nga zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, që i dhanë një fitore të madhe Alyaksandr Lukashenkas.
Derisa autoritetet e privuan nga akreditimi i tij më 29 gusht, Hrydzin kishte punuar për Shërbimin Bjellorus të REL-it, duke mbuluar valën e demonstratave anti-qeveritare që shpërthyen në netët e 9-10 gushtit, pasi Lukashenka pretendoi fitoren në zgjedhjet e konsideruara si të manipuluara.

Këtu keni një përzgjedhje të imazheve që Hrydzin bëri për Radion Evropa e Lirë gjatë verës dramatike të trazirave politike në Bjellorusi.

Njerëz të paidentifikuar ndalojnë me forcë Paval Sevyarynets, një politikan i opozitës, afër shtëpisë së tij më 7 qershor.

Në një tjetër foto, një protestues u arrestua në Sheshin e Pavarësisë në Minsk në prag të zgjedhjeve më 8 gusht.

Tjetër foto ka fiksuar kandidaten e opozitës Svyatlana Tsikhanouskaya që voton në një qendër votimi në rrethin e Vostok të Minskut më 9 gusht.

Në foto tjetër, një demonstruese e cila ishte rrahur nga policia, ulet në rrugë në Minsk gjatë protestës së parë pas zgjedhjeve në natën e 9-10 gushtit. Në tjetër imazh, policia përpiqet të shpërndajë protestuesit me topa uji.

 

Protestuesit mbajnë dritat e celularëve në një tubim proteste në 9-10 gusht. Një pamje nga faqja e internetit e Shërbimit bjellorus të REL-it më 17 shtator, në ditën kur ky medium udhëheqës i pavarur bjellorus la një hapësirë bosh në faqen e parë të tyre me fjalët, “Duhet të kishte pasur një foto këtu”, në shenjë solidariteti me Hrydzin dhe Vasyukovich, të cilët u dënuan një ditë më parë.

Modifikuar më Hënë, 21 September 2020 21:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Kronikë

Digjet një tjetër makinë në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan

Një automjet tip “Benz-Mercedes” është djegur mesditën e sotme në hyrje të tunelit të Krrabës.   Fatmirësisht, drejtuesi dhe udhëtarët s’kanë pësuar dëmtime. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse dhe ambulanca. Si pasojë është...

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Globi

Oscars 2024/ Emma Stone shpallet aktorja më e mirë

Emma Stone pranoi Oscar-in e saj të dytë të dielën në 96-vjetorin e Çmimeve të Akademisë. Performanca e Stone si Bella Baxter në filmin e vlerësuar nga kritikët “Poor Things” i ka...

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Kronikë

U plagos pak më parë në qendër të Fierit, ndërron jetë në spital 19-vjeçari

Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit.  Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre...