Nga letra e dashurisë, si e shekullit XX, tek postimi në Instagram, i cili është padyshim më bashkëkohor, Alexei Navalny, lideri i opozitës ruse i drejtohet bashkëshortes së tij me një postim shoqëruar me foton e të dyve: Julia, më ke shpëtuar nga koma, kjo duhet të vendoset në librin e testeve të neuroshkencës’, ka shkruar Navalny duke falënderuar bashkëshorten që i ka asistuar në fazën e errët të komës. Postimi ka bashkangjitur një foto nga spitali Charite i Berlinit. Por nëse nga njëra anë ka dashuri, nga ana tjetër është lufta politike.
Navalny i ka kërkuar forcave ruse ti kthejnë rrobat e sekuestruara në Omsk, duke pasur parasysh që ato përmbajnë prova.
Lajmi, i shpërndarë nga disa media ruse, që Gjykata Supreme kishte mbyllur përfundimisht rrugëtimin e partisë së Navalny, Russia Futura, së cilës i ishte mohuar regjistrimi nga ministri i Drejtësisë, sepse sipas tyre kishte një tjetër parti me të njëjtin emër, trazoi situatwn politike ruse.
Alexey Navalny kohët e fundit ka ardhur duke u përmirësuar, pasi u helmua me agjent nervor të llojit Novichok.
Lideri opozitar rus ka qenë aktiv kohët e fundit në Instagram ku ka publikuar foto nga spitali, me infermierët dhe më pas duke ecur në shkallë.