Tensione të larta midis Azerbajxhanit dhe Armenisë. Vendet shpallën gjendjen e luftës. Ja sa persona u vranë në një ditë

Hënë, 28 September 2020 09:32

 

Një nga konfliktet më të vjetra në botë, që është një mosmarrëveshje territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka rishpërthyer me përplasjet më të rënda në vite.

tensioneSë paku 23 njerëz janë raportuar të vrarë të dielën, në luftimet midis dy-ish republikave sovjetike për rajonin e Nagorno Karabakut.
Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por kontrollohet nga armenët etnikë.

Kur është shkëputur në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz kanë vdekur në luftime.

Tensionet vazhdojnë të jenë të larta edhe sot.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se është i sigurt se do të rimarrë kontrollin mbi Nagorno Karabakun.

“Jemi në prag të një lufte të shkallës së plotë në Kaukazin Jugor”, paralajmëroi kryeministri armen, Nikoll Pashinian, duke e akuzuar Azerbajxhanin për agresion të planifikuar.

Të dyja vendet shpallën gjendje lufte dhe mobilizuan ushtritë.

Konflikti në malet e Kaukazit ka mbetur i pazgjidhur për më shumë se tri dekada, ndërsa ka pasur luftime periodike.

Analistët paralajmërojnë se intensifikimi i dhunës mund t’i shqetësojë tregjet, pasi Kaukazi Jugor është një korridor për tubacionet që transportojnë naftë dhe gaz natyror nga Deti Kaspik në tregjet botërore.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu mbështetje për Azerbajxhanin, duke i bërë thirrje edhe botës që ta përkrahë këtë vend në “betejën kundër pushtimit dhe mizorisë” ndaj tij.

Azerbajxhanasit janë popull kryesisht turk, me të cilin Turqia ka lidhje të ngushta.

Rusia, e parë tradicionalisht si aleate e Armenisë, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe bisedime për të stabilizuar situatën./REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...