DW/Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan. Cila është arsyeja e konfliktit 30 vjeçar dhe roli i grupit të “Minskut”

Hënë, 28 September 2020 10:25

 


Prej 30 vjetësh zien konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Nagorni Karabakut. Tani sërish kanë filluar luftimet, me viktima nga të dyja palët. Ndërkombëtarët kërkojnë armëpushim të menjëhershëm.

Pas fillimit të luftimeve të ashpra në rajonin e Nagorni Karabakut të dielën, të dyja vendet kanë shpallur tani gjendjen e luftës. Sipas njoftimeve të agjencisë së lajmeve, afp të hënën në mëngjes kanë humbur jetën 32 “separatistë” armenë në luftimet që po vazhdojnë në rajon. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është shprehur “tejet i shqetësuar” për rindezjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Ai kërkoi “me urgjencë” nga të dyja palët të ndalin menjëherë veprimet ushtarake dhe “pa vonesë” të rifillojnë bisedimet. Edhe qeveria amerikane ka këkuar fundin e luftimeve. Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit janë vendosur kontakte me të dyja palët në konflikt dhe është kërkuar ndalimi i menjëhershëm i luftimeve për të ndalur një shkallëzim edhe më të madh të konfliktit.(E akt. 28.09.)

Palët akuzojnë njëra tjetrën

Siç njoftoi të dielën (27.09) korrespondenti i Deutsche Welles në Erivan, kryeqytetin armen, ishin mbledhur në qendër turma njerëzish të gatshëm për të shkuar në frontin e luftës. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashijan është shprehur po të dielën në televizionin armen, se “regjimi autoritar i ka shpallur sërish luftë popullit armen”. Ai ka shtuar se “ndodhemi para një lufte të plotë në Kaukazin Jugor”.

Të dielën Pashijan ka bërë të ditur se në twitter, se „pala armene” ka shkatërruar dy helikopterë azerbajxhanas dhe tre drone armene. Nuk ka të dhëna të sigurta, nëse goditja është kryer nga ushtria armene apo rebelët në Republikën e vetëshpallur të Nagorni Karabakut. Sipas rebelëve sulmet kanë filluar nga Azerbajxhani. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria ka filluar vetëm një “kundërofensivë” për të ndaluar “aktivitetet ushtarake të Armenisë” në rajon.

Ushtria azerbajxhanase ka bombarduar rajonin e banuar me shumicë armene të dielën në mëngjes, thonë rebelët. Aty janë goditur edhe objektiva të kryeqytetit rajonal, Stepanakert të Nagorni Karabakut. „Kjo nuk ka ndodhur që në vitet 90-të”, i ka thënë Deutsche Welles gazetarja e ARD-së dhe njohësja e rajonit, Silvia Stöber. Sipas Stöber, Turqia e mbështet më shumë Azerbajxhanin e „kjo mund të ketë motivuar udhëheqjen në Azerbajxhan të shkallëzojë situatën. Këto konsoderohen si luftimet më të ashpra që prej 30 vjetësh.

Reagime ndërkombëtare: Armëpushim i menjëhershëm

Luftimet kanë shkaktuar reagime të forta ndërkombëtare. Rusia u ka bërë thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm në rajon. Kurse Franca ka apeluar, ashtu si BE, që si Armenia edhe Azerbajxhani të kthehen menjëherë në tryezën e bisedimeve.

Nën drejtimin e Francës, Rusisë dhe SHBA, grupi i ashtuquajtur, grupi i Minskut i OSBE përpiqet të negociojë që nga viti 1994, por bisedimet megjithatë nuk kanë sjellë rezultat. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas pas shpërthimit të konfliktit luftarak ka kërkuar uljen e menjëhershem të armëve. Maas është i alarmuar për përplasjen masive mes dy vendevde dhe raportimet për viktima civile. Turqia i ka bërë thirrje Armenisë të heqë dorë nga „qëndrimi armiqësor”. Ankaraja është aleat i rëndësishëm i Azerbajxhanit.

/DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...