Luftimet kanë vazhduar edhe gjatë natës midis Azerbajxhanit dhe enklavës së tij etnike malore armene të Nago-Karabakut, tha të martën ministria e mbrojtjes e Azerbajxhanit
Këto luftime janë vazhdë e konfliktit armeno-azer, që ka shumë dekada që zgjat, raportojnë mediat e huaja.
Ministria tha në një deklaratë se forcat kundërshtare u përpoqën të rimarrin tokën e humbur, duke shënuar kundërsulme në drejtimet e Fuzuli, Cebrayil, Agdere dhe Terter.
Armenia e Azerbajxhani kanë disa ditë që luftojnë me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë, disa ushtarë kanë ndërruar jetë.