Kartolinat e shqiptares me fytyrën e gjyqtares amerikane dhe dita kur Ginsburg e kontaktoi

Tuesday, 29 September 2020 09:01

 

Mijëra amerikanë nderuan këto ditë Ruth Bader Ginsburg e cila vdiq në moshën 87 vjeçare duke mbyllur një mandat 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit. Statusi i saj si udhëheqëse e pakicës liberale të gjykatës, si dhe puna e saj për barazi ligjore për gratë dhe vajzat në të gjitha sferat e jetës, e bënë atë një ikonë kulturore të Amerikës. Një sipërmarrëse e re shqiptaro-amerikane e kujton atë nga një dimension disi më personal.

Xhensila Velencia e vendosi figurën e Ruth Bader Ginsburg-ut në kartolinat e kompanisë The Card Bureau qysh kur filloi biznesin e saj, e frymëzuar nga puna e gjykatëses për të drejtat e grave, njofton Zëri i Amerikës.
“Ajo ishte një shembull i jashtëzakonshëm për kaq shumë njerëz. Arsyeja që ne gratë sot kemi kaq të drejta është falë saj. Janë arritje që e bëjnë atë kaq frymëzuese. Për mua ajo ka shërbyer si një simboll për shpresë dhe drejtësi. E kam adhuruar gjithmonë. Kështu që thash ta përdor figurën e saj në kartolina dhe t’ua dërgoja njerëzve që ndoshta e pëlqenin si unë”.

Një ditë ajo merr një mesazh nga ndihmësja e gjykatëses Ginsburg në Gjykatën e Lartë, që siç shpjegon Xhensila, e gjeti të papërgatitur
“Oh, mora një email ku më kërkohej të telefonoja zyrën e saj në Gjykatën e Lartë lidhur me kartolinat me portretin e saj. Më zuri paniku. Po shpresoja të mos e kisha ofenduar. Mendova ndoshta është e pakënaqur me kompozimin e kartolinave. Isha shumë nervoze kur i telefonova”.

Ndihmësja i tha se gjykatësja kishte marrë si dhuratë një nga kartolinat e saj, i kishte pëlqyer shumë dhe donte të porosiste disa për t’ua dërguar miqve dhe familjes.

“Pikë së pari, u lehtësova jashtë mase. Thash me vete, i krijova këto kartolina pa menduar se ajo do t’i shikonte ndonjëherë. Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ruth Bader Ginsburg dinte për to dhe donte të porosiste”.

Gjykatësja i ktheu një nga kartolinat Xhensilës me një mbishkrim duke e falenderuar për punën e saj. Komunikimi me Ruth Bader Ginsburg erdhi në periudhën më vendimtare për të.

“Kisha dyshime në se duhet ta vazhdoja këtë biznes apo të kthehesha në profesionin tim si gazetare. Por kur mora miratimin e saj, më dha besimin për të vazhduar këtë rrugë. Është e mahnitshme sesi një njeri si Ginsburg që ka punuar kaq shumë në një nivel të gjerë për avancimin e grave, arriti të ishte kaq pranë meje në nivel individual për të më ndihmuar të përparoja”.

Ruth Bader Ginsburg porosiste kartolinat e saj gati dy herë në vit. Herën e fundit që porositi thotë Xhensila, ishte para dy muajsh. Një prej tyre mesa duket ishte për kolegun e saj, anëtarin e Gjykatës së Lartë Stephen Breyer i cili kishte ditëlindjen dy javë më parë.

Përveç kartolinës me mbishkrimin e saj Ruth Bader Ginsburg i dërgoi Xhenit edhe një kopje të librit të saj “My Own Words”, një gjest që Xhensila thotë se ishte momenti më i gëzuar në jetën e saj.

“U gëzova jashtë mase. Ajo ishte një shembull model për mua. Ndonjëherë takon njerëz të famshëm në jetë që ndoshta i ke menduar ndryshe dhe të zhgënjejnë kur i ke pranë. Por ajo ishte ashtu siç e mendonin njerëzit, dhe siç e kisha edhe unë në mendje”.

Në fillimet e biznesit të saj, kartolinat me simbolin e RBG-së ishin vështirë të shiteshin pasi njerëzit nuk dinin shumë për të.

“Isha në gjendje të shisja kartolinat e saj vetëm në DC, ndoshta pak në Nju Jork por jo më tutje. Ua tregoja dyqaneve dhe më thoshin – nuk e dimë kush është. Por sot ne shesim artikuj me figurën e saj në vende si Gjermania, Australia, Rusia. Pra fama e saj u përhap jo vetëm në mbarë vendin por edhe në pjesë të ndryshme të botës”.

Që nga vdekja e gjykatëses Ginsburg, shitjet e artikujve me simbolin RBG të kompanisë “The Card Bureau” janë rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 60 apo 70 porosi në një ditë tipike, në 400 në ditë javën e kaluar.

Për të nderuar kujtimin e gjykatëses Ginsburg, Xhensila thotë se do të dhurojë gjysmën e fitimeve nga shitjet e produkteve të saj për Projektin për të Drejtat e Grave, të cilin gjykatësja Ginsburg e themeloi në vitin 1972 si avokate me Unionin Amerikan të Lirive Civile.

Ruth Bader Ginsburg varroset të martën në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit. Fama e saj pritet të rritet ndërsa gratë do të vazhdojnë ta kujtojnë, për shumë të drejta që gëzojnë, falë punës së saj./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...