Pas Pfizer, edhe Moderna ka aplikuar pranë Administratës së SHBA për Drogërat dhe Ushqimet për miratimin e vaksinës ndaj COVID-19.
Kërkesa apo aplikimi Moderna-s është për një autorizim për përdorim emergjent të vaksinës. Vaksina që ka prodhuar ajo, është 94.1% efektive, e dyta në botë ndaj COVID-19.
FDA mblidhet më 10 dhjetor për të shqyrtuar aplikimin e Pfizer që e ka bërë më herët, kurse për Modena-n më 17 dhjetor.