Britania e Madhe bëhet shteti i parë perëndimor që miraton një vaksinë Covid-19 me entin e saj rregullator duke i hapur rrugën vaksinës së Pfizer Inc. dhe BioNTech SE, para vendimeve të Bashkimi Evropian dhe SHBA-së.
Autorizimi me urgjencë i jep mundësinë përdorimit të një vaksine që pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përpjekjen globale për të ndaluar koronavirusin, njofton Bloomberg.
Pfizer dhe partneri i saj gjerman thanë në nëntor se gjilpëra, duke u mbështetur në teknologjinë e re të quajtur messenger RNA, ishte 95% efektive sipas një analizeë përfundimtare të të dhënave të provës klinike.
Vaksina do të jetë në dispozicion në Britani nga java e ardhshme, sipas një deklarate nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Britania e Madhe kishte sinjalizuar se do të merrte vendim shpejt për miratimin e një vaksine në kuadrin e një operacioni për të mbrojtur popullsinë e saj dhe mjekët në të gjithë vendin u vunë në gatishmëri për një shpërndarje të mundshme.
Për qeverinë britanike, kjo është një mundësi për të kompensuar hapat e gabuar gjatë pandemisë ndërkohë që numri i të vdekurve në Britani është afër 60,000