Sa njerëz mund të shtyjë drejt varfërisë COVID-19, çfarë thotë raporti i Bankës Botërore

Saturday, 12 December 2020 09:06

 

COVID-19 mund të shtyjë në varfëri ekstreme 88 deri në 115 milionë njerëz, sipas Raportit të Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020.
Azia Jugore pritet të përmbajë 63% të të varfërve, që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë.
Vlerësimet e shumta dëshmojnë mjedisin e pasigurt që ka shkaktuar koronavirusi.

Raporti i Varfërisë dhe Prosperitetit të Përbashkët 2020 (PSPR2020) raportoi se COVID-19 ka të ngjarë të çojë në varfëri ekstreme nga 88 deri në 115 milionë njerëz (ata që jetojnë me më pak se 1.90 dollarë në ditë) në të gjithë globin në vitin 2020.

 

Këto vlerësime u bazuan në parashikimet e rritjes nga Global Prospects (GEP) në qershor. Forumi Ekonomik Global ka analizuar domethënien e këtyre vlerësimeve kryesore duke përdorur parashikime të rritjes nga burime të tjera – si Parashikimi Makro i Varfërisë (MPO) nga Banka Botërore, në tetor 2020 dhe Parashikimi Ekonomik Botëror (WEO) nga FMN, në tetor 2020, si dhe supozime të ndryshme në lidhje me ndikimin e COVID-19 në pabarazinë sociale.

Për shkak të evoluimit të shpejtë të pandemisë, janë bërë rishikime të konsiderueshme në parashikimet e rritjes. Si rezultat, këto rishikime kanë ndryshuar vlerësimin mbi numrin e të varfërve të shkaktuar nga COVID-19. Vlerësimi i parë nga prilli i këtij viti parashikoi midis 40 dhe 60 milionë më shumë të varfër. Në qershor, Forumi e azhurnoi këtë shifër në 71 deri në 100 milionë, dhe muajin e kaluar, e përditësoi më tej duke arritur në 88 deri në 115 milionë.

 

Disa nga këto ndryshime, veçanërisht midis vlerësimeve në qershor dhe tetor, ishin për shkak të ndryshimit në të dhënat themelore të varfërisë, por shumica e tyre vijnë nga azhurnimet e parashikimeve të rritjes makro. Për shembull, duke krahasuar dy raundet WEO nga ky vit, numri i shtuar i të varfërve kalon dyfishin, nga 62 milionë në prill, në 131 milion në tetor.

 

Grafiku 1 krahason parashikimet e numrit të të varfërve të shkaktuar nga COVID-19 që kemi raportuar gjatë gjysmës së fundit të vitit, së bashku me dekompozimin rajonal. Parashikimet e rritjes rajonale, veçanërisht për Azinë Jugore, janë bërë më depresive për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në pjesën e fundit të verës.

Ndërsa parashikimi i WEO në prill tregon një numër total prej 62 milionë të varfërish globalisht në vitin 2020, parashikimet e tetorit tregojnë se do të ketë midis 78 milionë (duke përdorur parashikimin e MPO) dhe 82 milionë (duke përdorur parashikimin WEO) më shumë të varfër, vetëm në Azinë Jugore.

Rritja e numrit të të varfërve nuk është e kufizuar vetëm në nivelin 1.90 dollarë. Forumi gjithashtu ka zbuluar se numri i të varfërve të rinj që fitojnë më pak se 3.20 dollarë, ka kaluar dyfishin midis prillit dhe tetorit të këtij viti, nga 125 milionë në prill, në midis 242 dhe 257 milionë në tetor. Azia Jugore kontribuon me 63% të të varfërve të rinj që fitojnë deri në 1,90 $ dhe 71% të atyre që fitojnë deri në 3,20 $.

 

Vlerësimet e ndryshme që janë raportuar më lart nxjerrin në pah mjedisin e pasigurt në të cilin jetojmë aktualisht. Mund të ketë variacione të tjera në parashikimet e rritjes së numrit të të varfërve, nëse heqim një supozim të nënkuptuar në të gjitha vlerësimet e mësipërme: se të gjithë personat brenda një shteti po humbasin të ardhura ose konsum për shkak të COVID-19, me të njëjtin ritëm, duke nënkuptuar kështu se nuk ka asnjë ndryshim në pabarazi.

Në grafikun 2, parashikohet numri shtesë i të varfërve, bazuar në ritme të ndryshme të rritjes dhe me supozime të ndryshme se si COVID-19 ndikon në pabarazi. Parashikimet e rritjes që përdorim, rrjedhin nga modelet e ndryshme të rritjes që kanë qenë në dispozicion gjatë këtij viti nga GEP, MPO dhe WEO. Për ndryshimet e pabarazisë, ne rrisim/ulim indeksin Gini me 1% ose 2% në vitin 2020 për secilin vend.

Çdo qelizë e grafikut, paraqet një vlerësim që ndërthur një model të rritjes me një skenar që ndryshon pabarazinë. Ne parashikojmë që numri i të varfërve të rritet me rritjen e pabarazisë, duke mbajtur të fiksuar rritjen ekonomike (d.m.th. duke lëvizur nga e majta në të djathtë në të njëjtin rresht). Po kështu, ndërsa perspektiva e rritjes është përkeqësuar, lëvizja nga poshtë-lart në grafik rrit progresivisht numrin e të varfërve në shumicën e rasteve

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...