Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka urdhëruar ditën e sotme masa më të rrepta kundër koronavirusit. Mësohet se Kancerlarja Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e shumë dyqaneve, shkollave dhe qendrave të kujdesit ditor, duke filluar nga dita e mërkurë.
Në një konferencë për shtyp pas takimit me udhëheqësit federalë dhe shtetërorë gjermanë, Merkel është shprehur se vendi ka nevojë urgjente për të adresuar rritjen e madhe të infeksioneve nga Covid-19.
Kufizimet e reja do të jenë në fuqi të paktën deri më 10 janar për të ndihmuar në trajtimin e valës së dytë të pandemisë së koronavirusit, që kërcënon të mbingarkojë sistemin shëndetësor të Gjermanisë.