Zëri i Amerikës: Një vend i përçarë shkon drejt një tranzicioni të trazuar pushteti

Saturday, 16 Janar 2021 10:00

 

Nga VOA-

Në një sondazh të ri të televizionit CBS dhe firmës së sondazheve YouGov, 21 për qind e republikanëve thanë se ishin në favor të sulmit të dhunshëm në Kongresin amerikan nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump. Një numër edhe më i madh beson se zgjedhjet e nëntorit ishin të manipuluara. Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një tranzicion të trazuar të pushtetit, korrespondentja Patsy Widakuswara njofton për ndasitë në vend.

 

Është një skenë që i tronditi amerikanët, me sondazhe të shumta që tregojnë se shumica dërrmuese e vendit është kundër mbështetësve të Presidentit Donald Trump që u bëri thirrje atyre të shkonin drejt Kapitolit më 6 Janar.

“Kur u zgjova në mëngjes dhe pashë në CNN se kjo ishte dita më e errët në historinë amerikane, ndjeva neveri”, thotë republikania Jeanie Carkhuff.

Por një sondazh i CBS / YouGov këtë javë tregon se 21 për qind e republikanëve – që janë miliona amerikanë – thanë se miratonin veprimin e autorëve të sulmit.

Dhe sipas sondazhit të fundit të PBS Newshour-Marist, 35 për qind e amerikanëve thonë se nuk u besojnë rezultateve të zgjedhjeve të nëntorit, edhe pse nuk ka prova për mashtrim të përhapur.

“Është gënjeshtër e madhe. Nëse e thua vazhdimisht dhe pa pushim, njerëzit fillojnë ta marrin si të vërtetë. Dhe këtë kanë bërë presidenti dhe mbështetësit e tij në Kongres.”

Mbi 20 mijë trupa të Gardës Kombëtare do të dislokohen në Uashington për masat mbrojtëse në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden më 20 Janar, mes frikës nga një dhunë e re.

Ndërkohë këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj zotit Trump për nxitjen e kryengritjes – hera e dytë gjatë mandatit të tij.

Ndërsa mandatit të presidentit i afrohet fundi, vendi është i ndarë. Ndërsa shumë studiues heqin paralele me periudhat e themelimit të Shteteve të Bashkuara dhe Luftës Civile, ekziston një dallim i rëndësishëm.

“Në të dyja ato periudha kohore, pothuajse ekskluzivisht vetëm burrat e bardhë konsideroheshin shtetas. Pra ka ndryshuar koncepti se cili është populli amerikan, me kalimin e kohës. Po ashtu historia na ofron një udhëzues për ato që duhet bërë për ta shndërruar këtë moment në mësim për çka duhet të ndryshojë. Është e qartë që një president i fuqishëm, i fuqishëm përsa i takon të kuptuarit të simbolikës të postit të tij dhe që përfaqëson të gjithë amerikanë, është diçka e domosdoshme”, thotë profesoresha e universitetit Vanderbilt, Vanessa Beasley.

Zoti Biden ka vazhduar të theksojë mesazhin e unitetit që përcolli në fushatë, por ai përballet me sfida të thella për të ripërtërirë një vend të zemëruar dhe të përçarë.

“Është një moment shumë i ngjashëm me periudhën pas Luftës Civile. Ne kemi pasur beteja të mëdha lidhur me karakterin e këtij vendi. Dhe tani ose do të fillojmë të provojmë të zbatojmë një program rreth ndërtimit të një demokracie shumëracore siç bëmë me Rindërtimin, ose do të vazhdojmë thjesht të justifikohemi dhe të bëjmë ndryshime sipërfaqësore për faktin që ekziston pabarazi e thellë dhe padrejtësi në këtë vend “, thotë zoti Phillips.

Ndërsa vendi përballet me ndasitë, përgatitjet e inaugurimit vazhdojnë dhe zoti Biden do ta bëjë betimin më 20 janar

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...