Arrestimi i Navalnyt në Moskë/ Reagon SHBA dhe BE: Rusia të mos ketë frikë nga zërat konkurrues, politikani opozitar të lirohet sa më shpejt

Hënë, 18 Janar 2021 08:08

 

 

MOSKË

 

Shtetet e Bashkuara dhe disa qeveri evropiane kanë kërkuar lirimin e politikanit të opozitës Alexei Navalny nga paraburgimi rus.

 

Navalny, 44 vjeç, u arrestua nga policia menjëherë pas fluturimit të tij nga Gjermania, teksa ‘zbarkoi’ në Moskë të dielën. Aktivisti po kthehej në vend pesë muaj pasi ai pothuajse u vra në një sulm me agjent nervor, për të cilin ai fajësoi autoritetet ruse, shkruajnë mediat botërore.

Qeveria e Presidentit Vladimir Putin mohon helmimin e Navalny. Pohimet e politikanit të opozitës janë mbështetur megjithatë nga raportet e gazetarëve hulumtues. Duke reaguar ndaj arrestimit të tij, SH.B.A. dhe BE bënë thirrje që Navalny , një kritik i presidentit Putin – të lirohet.

foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 123456PreviousNext
Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Mike Pompeo, tha se autoritetet ruse po përpiqeshin të heshtnin kritikët e tyre. Ai bëri thirrje për “lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar” të Navalnyt. “Liderët politikë të sigurt nuk kanë frikë nga zërat konkurrues, as nuk kryejnë dhunë ndaj ose ndalojnë padrejtësisht kundërshtarët politikë,” tha Pompeo.

Këshilltari i ardhshëm i sigurimit kombëtar të Presidentit të zgjedhur Joe Biden shkroi me një ton të ngjashëm. “Sulmet e Kremlinit ndaj Navalnyt nuk janë vetëm një shkelje e të drejtave të njeriut, por një fyerje ndaj popullit rus që dëshiron të dëgjohet zëri i tyre,” tha Jake Sullivan.

Përgjigja nga Bashkimi Evropian ishte jo më pak e ashpër, me Francën, Italinë dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, që lëshuan kërkesa për lirimin e Navalny.

Në deklaratën e saj, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga arrestimi i Navalnyt, duke shtuar: “Në vend që të përndjekin viktimën e këtij krimi të tmerrshëm, autoritetet ruse duhet të hetojnë se si një armë kimike u përdor në tokën ruse”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...