Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden telefonatën dhe kontaktin e parë do e ketë me kryeministrin e vendit fqinj, Kanadasë.
Biden të premten do të ketë një telefonatë me Justin Trudeau teksa mediat e huaja raportojnë se përveçse çështjeve të rëndësishme do të flasin për tubacionin Keystone Xl.
Pikërisht ky projekt është kundërshtuar nga ambientalistët, dhe ishte madje Obama që e anuloi, por Trump e riktheu