Gjashtë njerëzit e ngushtë me të cilët do qeverisë Biden

E Enjte, 21 Janar 2021 19:06

 

Presidenti i porsa zgjedhur Joe Biden ka caktuar tashmë njerzit e tij të afërt me të cilët do të drejtojë për katër vite SHBA-në. Revista franceze “L’obs” ka bërë një skicim të shkurtër të tyre, postet që do të mbajnë dhe reformat që do të ndërmarrin. Ata janë sipas radhës nga e majta në të djathtë në foto …

 

1 ANTHONY BLINKEN, sekretar shteti

Ky frankofon dhe frankofili ka qenë për dekada pranë Biden, si njeriu njeriu që gëzonte besim absolut në politikën e jashtme. Detyra e tij është e madhe: rikthimi i Amerikës në gjirin e komunitetit ndërkombëtar, kthimi i besimit tek aleatët, përballimi i Kinës.

2 LLOJD AUSTIN Sekretari i Mbrojtjes

Kurrë nuk do të jetë pak theksimi i simbolikës që paraqet nominimi i të këtij ish-gjenerali dhe nuk ka dyshim që disa oficerë do ta ketë të vështirë të pranojë

që ndodhen nën autoritetin e një njeriu me ngjyrë.Por, përpos thyerjeve të tabuve me emërimin e një jo të bardhi në këtë post, në të majtë, disa do ta shohin

me një sy të keq faktin se përsëri ky portofol nuk iu besua një civili, por sërish një ushtaraku.

3 JANET JELLEN Sekretarja e Thesarit

E pamundur të mos mbivlerësohet fuqia e ish Presidentes të Rezervës Federale, gruas së parë që emërohet në postin e Sekretares së i Thesarit. Ajo

do të jetë prezent në të gjitha frontet: ringjallja e ekonomisë, kontrolli i ëall Street Rruga, përforcimi i luftës anti trust dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën …

4 KAMALA HARRIS, zv/presidente

Ajo do të jetë shpesh e pranishme në Senat, ku falë votë së saj mund të ndryshojë balanca në favor të demokratëve apo republikanëve. (Senati është

e ndarë në 50-50). Përveç kësaj, ajo do të luajë një rol qendror krahas Biden, “Do të jetë reth tryezës kudo dhe për gjithçka” sikurse thotë zëdhënësja e saj.

5 FALAS GARLAND, (Prokuror i Përgjithshëm,Ministër i Drejtësisë)

Ky gjyqtar pak i njohur prej publikut të gjerë do të jetë pika e fortë për të zvogëluar hendekun e ndarjes racore, një përparësi e lartë e kësaj administrate.

Forcimi i të drejtave civile, reforma e drejtësisë dhe policisë janë misione thelbësore … dhe shumë delikate.

6 XAVIER BECERRA, Sekretari i Shëndetësisë

Përfaqësues me ndikim në komunitetin e latino amerikanëve, ky ish ministër i Drejtësisë në Kaliforni do të luajë një rol vendimtar në sfidën e parë të Joe Biden:

mposhtjen e pandemisë. Mbështetës i Sigurimit shëndetsor për të gjithë, ai do të jetë gjithashtu njeriu kryesor i reformës së sistemit shëndetësor.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...