Përbërja e qeverisë së re të SHBA-së/ Kush janë ministrat e kabinetit të Presidentit Joe Biden

Premte, 22 Janar 2021 10:08

 

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden ka kërkuar unitet, për tejkalimin e përçarjeve në shoqëri. Ai tha se me “gjithë shpirtin do të angazhohet për unitetin amerikan”.

78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. Këtë ai synon ta arrijë me një kabinet qeveritar që i përshtatet edhe përbërjes së shoqërisë.

 

Ekipi i tij është përgatitur me vonesë, për shkak të vështirësive me administratën e mëparshme. Kreu i Agjencisë administrative federale amerikane, GSA, Emily Murphy, refuzonte të bashkëpunonte për transferimin e pushtetit, e këtë e bënte me kërkesën e ish-presidentit Donald Trump, i cili tërë kohën pohonte se zgjedhjet janë manipuluar dhe vjedhur nga demokratët. Trump nuk ishte as në ceremoninën e marrjes së postit nga presidenti i ri Biden. E këto zhagitje kanë penguar edhe përgatitjen dhe punën e ekipit të ri qeveritar.

Me 7 janar, shumë më vonë sesa ishte e planifikuar, Trumpi njoftoi zyrtarisht se do të ketë një “dorëzim të rregullt” të detyrave dhe në mënyrë indirekte pranoi humbjen e tij në zgjedhje. E vetmja që ka mbetur tani është që kabinetin e ri qeveritar ta votojë edhe Senati. E menjëherë pas votimit, ministrat e emëruar më parë nga presidenti Biden mund të fillojnë zyrtarisht punën e tyre.

Ministria e Jashtme:

foto galeri PreviousNext
Me ish-zëvendësministrin e Jashtëm Antony Blinken, Biden ka emruar në krye të diplomacisë një bashkëudhëtarë të tij të kahershëm në politikë. 58-vjeçari konsiderohet si një ekspert i Evropës dhe mbështetës i vendosur i multilateralizmit. Ai është një nga arkitektët e marrëveshjes bërthamore ndërkombëtare me Iranin, të cilën ish-presidenti Donald Trump e ka anuluar në maj të vitit 2018. Blinken synon t’i ringjallë aleancat e prishura apo të lëna pas dore nga Donald Trump. Blinken e sheh Kinën si kundërshtarin kryesor në arenën ndërkombëtare, nuk ka mendim të mirë për bashkëpunimin e Turqisë me Rusinë dhe mendon se duhet të rimëkëmben aelancat e rrënuara me partnerët.

Ministria e Mbrojtjes:


Bidenit iu desh shumë kohë për të vendosur një kandidat për të udhëhequr Pentagonin. Më në fund ai zgjodhi Lloyd Austin. Ish-gjenerali me katër yje është afro-amerikani i parë që mban këtë post, kuptohet nëse vendimi miratohet nga Senati. Austin ishte komandant i forcave të armatosura të SHBA-së në Lindjen e Mesme, derisa doli në pension në vitin 2016. Ai ishte përgjegjës për trupat amerikane në misionet në Irak, Siri dhe Afganistan – vendet e trazirave ku ende ka probleme të mëdha

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...