Kabuli po përjeton momente kaosi pas marrjes nën kontroll të talebanëve, një fakt që ka ngjallur shqetësim serioz në të gjithë botën.
OKB-ja kërkon që t’i japë fund terrorizmit me çdo mjet dhe BE-ja që cakton nesër (të martën) një këshill emergjence.
Në këtë skenë tragjike, imazhet që mbizotëruan në aeroportin e Kabulit, të kapura nga fotot satelitore me rezulucion të lartë janë tronditëse.
Të shtënat me armë filluan rreth orës 10:36 të mëngjesit me kohën lokale, pikërisht atëherë kur mijëra afganë u mblodhën në aeroport dhe në rrugët kryesore që të çonin drejt tij, me shpresën se mund të hipnin në një nga avionët që priteshin të fluturonin për t’u larguar sa më parë nga vendi.kabuli 1Vihet re se pikat që dallohen në fotografi, janë njerëz të mbledhur në aeroportin e kryeqytetit afgan që po luftojnë me çdo mjet për t’u larguar. Skena të pashembullta në Kabul tregojnë njerëz të dëshpëruar që hipin në avionë dhe që bien menjëherë pas ngjitjes në ajër.kabuli 2Të paktën pesë persona janë shkelur nga turma e madhe e njerëzve dhe që kanë humbur jetën. Pasdite trupat amerikane ekzekutuan dy persona të armatosur, sipas një zyrtari të Pentagonit. “Në mesin e mijëra njerëzve, dy persona po kërcënonin se do të vrisnin qytetarët afganë”, i tha ai AFP-së.
Presidenti amerikan Joe Biden, i cili tashmë po merr kritika për tërheqjen e trupave amerikane, ka paralajmëruar një komunikatë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me degradimin e situatës në aeroportin e Kabulit.
Kjo do të jetë deklarata e tij e parë publike në lidhje me situatën e krijuar në Afganistan, një javë pasi deklaroi se nuk pendohet për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani.
Imazhe të pabesueshme po publikohen orët e fundit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kabulit, pasi mijëra njerëz po përpiqen të largohen nga vendi pasi talebanët morën pushtetin