Afganistani është duke kaluar ditë kaotike. Pas ardhjes në pushtet të talebanëve, qytetarët, po dynden nëpër pikat kufitare për t’u larguar nga vendi. Aeroporti i Kabulit është më i mbipopulluari.
Ditën e djeshme, nga raportimet e bëra ka rezultuar se 8 persona kanë ndërruar jetë, 2 prej të cilëve, u rrëzuan nga avioni që u nis në ajër.
Pamjet satelitore, pasqyrojnë një tablo të plotë të gjendjes aktuale në aeroportin Hamid Karzai. Në pamje shihen grupe të mëdha njerëzish që janë në pritje pranë aeroplanëve.
Disa, arrijnë që të futen të sigurt në avion, e të tjerë, presin me dëshpërim radhën e tyre.