Emigrantët afganë/ Greqia monitorim kufirit me Turqinë, instalon 40 km gardh me sistem vëzhgimi

Saturday, 21 August 2021 08:54

 

Greqia ka instaluar një gardh dhe sistem vëzhgimi 40 km (25 milje) në kufirin e saj me Turqinë mes shqetësimit për një rritje të emigrantëve nga Afganistani.
“Ne nuk mund të presim, në mënyrë pasive, për ndikimin e mundshëm”, tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë Michalis Chrisochoidis në një vizitë në rajonin e Evros të Premten. “Kufijtë tanë do të mbeten të paprekshëm”.

Komentet e tij erdhën ndërsa Turqia u bëri thirrje vendeve evropiane të marrin përgjegjësinë për emigrantët afganë.
Në një bisedë telefonike me Kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha se një rritje e mprehtë e njerëzve që largohen nga Afganistani mund të përbëjë “një sfidë serioze për të gjithë”.

 

“Një valë e re migrimi është e pashmangshme nëse masat e nevojshme nuk merren në Afganistan dhe në Iran”, tha Erdogan.
Greqia, e cila ishte në vijën e parë të krizës së emigrantëve në vitin 2015 kur më shumë se një milion njerëz që iknin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme kaluan nga Turqia në BE, ka thënë se mund të kthejë mbrapsht çdo afgan që mbërrin ilegalisht nëpër vend.

 

Nga ata që mbërritën në Greqi gjatë krizës së emigrantëve, shumë udhëtuan më tej në veri në të gjithë Evropën, por rreth 60,000 kanë mbetur në vend.
Vitin e kaluar, Athina bllokoi përkohësisht kërkesat e reja për azil pasi zoti Erdogan tha se Turqia kishte “hapur dyert” për emigrantët për të udhëtuar në BE.

 

Mitsotakis tha në atë kohë se Greqia kishte rritur “nivelin e parandalimit në kufijtë tanë në maksimum”, me personelin e sigurisë të vendosur në kufirin tokësor Evros

Modifikuar më Tuesday, 24 August 2021 08:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...